Republika e Kosoves

Dragash

U mbajt konsultim publik për Draft-Planin e Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026

2024/05/03 - 10:10

Pas përfundimit të procesit të konsultimit publik elekronik, sot u mbajt diskutimi publik për Draft-Planin e Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026.

Hapjen e këtij diskutimi e bëri drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kërkoi që t’i japin vërejtjet dhe propozimet e tyre lidhur me përmbajtjen e planit. Prezantimin e këtij dokumenti e bënë zyrtarë nga DKA-ja.

Draft-Plani i Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit të Shkollës 2024-2026 do të kalojë për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Dragashit.