Republika e Kosoves

Dragash

Udhëheqësit e qeverisjes lokale vizitojnë Stacionin Policor në Dragash

2024/05/03 - 10:01

Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, nënkryetarin, z.Resul Fetahu dhe menaxherin e Personelit, z.Muhidin Emini, vizituan sot Stacionin Policor në Dragash, ku u pritën nga komandanti i Stacionit, z.Shaqir Uka, i shoqëruar nga zyrtarë të ri policorë të cilët së fundi janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, udhëheqësit e qeverisjes lokale në Dragash uruan policët e ri, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në detyrën e tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Urimet më të veçanta ishin për policen e re Someja Shaniu, të cilës Kryesuesja Skeraj i dhuroi edhe një punim dore nga Këndi i Kurajos, në shenjë respekti për shembullin frymëzues që ka treguar ajo për shumë vajza të reja nga Komuna e Dragashit.

Komandanti Shaqir Uka i falënderoi përfaqësuesit komunalë për vizitën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet e sigurisë.