Republika e Kosoves

Dragash

Sara Rifaj

Sara Rifaj u lind në gusht të vitit 1992 në Kukajan. Shkollën fillore të mesme të ulët e kreu në shkollën “Fetah Sylejmani” në Dragash ndërsa të mesmen në shkollën ” Ymer Prizreni ” në Prizren drejtimi Administrim Biznesi.

Është studente në Fakultetin e Edukimit në Universitetin ” Ukshin Hoti ” në Prizren.

 

Karriera e znj.Sara Rifaj filloi në sektorin mikrofinanciar ku aktualisht edhe punon.

Angazhimi i Sarës si asambleiste do të fokusohet në qeverisje të mirë lokale me theks të veçantë do të jetë zëri i fuqishëm i të drejtave të grave dhe vajzave të komunës së Dragashit.

Sara do të jetë një asambleiste ambicioze, bashkëpunuese dhe një mbështetje për të gjithë ata që në vazhdimësi do të përkrahin inciativat e grave dhe komuniteteve joshumicë.

Flet gjuhën shqipe dhe gorano – boshnjake.

Është e martuar dhe ka 2 fëmijë.