Republika e Kosoves

Lipjan

 

Agjenda e qershorit

2024/06/11 - 8:37

Me rastin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit, janë planifikuar disa aktivitete që do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti.
Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në:
Akademinë Përkujtimore kushtuar Ditës së Çlirimit të Lipjanit, e cila do të mbahet më datë 12.06.2024 nga ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan.
Seancën Solemne kushtuar Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, e cila do të mbahet më datë 14.06.2024 nga ora 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan.
Aktivitetet e planifikuara do të realizohen sipas agjendës.
Ju mirëpresim.