Republika e Kosoves

Lipjan

 

Profili i Kryetarit

IMRI AHMETI – Kryetar i Komunës së Lipjanit

Emri Mbiemri: Imri Ahmeti është i lindur me 05.08.1964 në Torinë –Lipjan.

Profesioni: Jurist i diplomuar-Universiteti i Prishtinës

Karriera e Punës : Nga 23.12.2013 – 2017 Kryetar i Komunës Lipjan – mandati parë.

Nga 23.11.2017 – 2021 Kryetar i Komunës Lipjan – mandati dytë.

Nga 26.11.2021 -2025 Kryetar i Komunës Lipjan – mandati tretë.

Para se te zgjidhej Kryetar i Komunës ( dhjetor 2013) ishte deputet i Parlamentit të Kosovës.

Ka ushtruar funksionin e zv/ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

Një periudhë të punës se tij ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në
kabinetin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në Kabinetin e Presidentit të Kosovës ka ushtruar funksionin e këshilltarit politik për çështje të
pushtetit lokal.

Një mandat e ka ushtruar në cilësinë e Kryeshef-it Ekzekutiv të Komunës së Lipjanit.

Para se te zgjidhej Kryeshef ka qenë shef i Inspektoratit të KK Lipjan dhe Shef i sektorit për regjistrimin e bizneseve.

Hapat e parë i ka shënuar në Shkollën e Mesme Ulpiana në Lipjan në cilësinë profesor i lëndëve juridike.

Imri Ahmeti, aktualisht është Kryetar i Komunës së Lipjanit, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, dhe Kryetar i LDK- dega në Lipjan.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Jeton në fshatin e lindjes në Torinë- Komuna Lipjan.