Republika e Kosoves

Lipjan

 

Haqif Shillova

Shef i Sektorit për Çështje të Kuvendit dhe Komiteteve

Tel: +381 (38) 200 – 41 517
E-mail: haqif.shillova@rks-gov.net

 

Naser Bytyqi

Përkthyes

Tel: +381 (38) 200 – 41 517
E-mail: naser.bytyqi@rks-gov.net

 

Mujë Prekupi

Lektor

Tel: +381 (38) 200 – 41 517
E-mail: muje.prekupi@rks-gov.net

 

Merita Bytyqi

Zyrtare për Perkthime (Shqip-Serbisht)

Tel: +381 (38) 200 – 41 517
E-mail: merita.bytyqi@rks-gov.net

 

Behar Aliu

Zyrtar Ligjor

Tel: +381 (38) 200 – 41 517
E-mail: behar.aliu@rks-gov.net

 

Funksionimi dhe përgjegjësitë e Kuvendit të Komunës 

Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues i Komunës i cili zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët, në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet lokale.
Kuvendi i Komunës së Lipjanit përbëhet nga 31 anëtarë. Mandati i anëtarëve të Kuvendit të Komunës është katër vite.
Kuvendi i Komunës funksionon në bazë të Ligjit, të Statutit të Komunës dhe akteve tjera nënligjore.
Kuvendi i Komunës nuk i delegon përgjegjësitë lidhur me marrjen e vendimeve të cekura në nenin 40 par. 40.2 të Ligjit, për fushat në vijim:
a) Statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin
dhe shfuqizimin e tyre,
b) Miratimin e buxhetit dhe planeve investuese,
c) Miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo rregullores së punës,
d) Planin vjetor të punës dhe raportin vjetor,
e) Themelimin e komisioneve të kërkuara sipas Ligjit,
f) Zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Kuvendit,
g) Nivelin e taksave, tarifave dhe gjobave komunale,
h) Krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi,
i) Emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike,
j) Arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale,
k) Marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës dhe
l) Përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.

Për marrjen e vendimeve, Kuvendi i Komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij komiteteve, apo Kryetarit të Komunës. Kuvendi i Komunës mund të tërheqë delegimin në çdo kohë.

Kuvendi i Komunës miraton akte brenda kompetencave të tij në pajtim me dispozitat e nenit 12 të Ligjit. Këto akte përfshijnë:
a) Statutin e komunës,
b) Rregulloren e punës,
c) Rregulloret komunale, dhe
d) Çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionim efikas të komunës.
Aktet e Kuvendit të Komunës vlejnë për territorin e Komunës.
Aktet e Kuvendit hyjnë në fuqi tetë (8) ditë pas publikimit në webfaqen e Komunës dhe tabelën e shpalljeve të Kuvendit të Komunës.

Obligimet dhe të drejtat e anëtarëve të kuvendit realizohen në pajtim me dispozitat e nenit 39 të Ligjit dhe sipas rregullores për punën e Kuvendit.
Anëtari i Kuvendit të Komunës pushon të jetë anëtar i Kuvendit sipas kushteve të parapara me nenin 37 par. 37.2 të Ligjit.

Mbledhja e parë dhe betimi i anëtarëve
Kuvendi i Komunës mbanë mbledhjen e parë inauguruese brenda 15 ditëve nga data e vërtetimit të rezultateve zgjedhore, sipas procedurës së paraparë me dispozitat e nenin 42 të Ligjit.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës duhet ta nënshkruajnë deklaratën e betimit solemn.
Përmbajtja e betimit solemn është si vijon: “Betohem se do t’i kryej me nderë, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtarë i Kuvendit të Komunës së Lipjanit.”

Thirrja e mbledhjeve dhe përcaktimi i rendit të ditës
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit.
Rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit caktohet nga Kryesuesi i Kuvendit në marrëveshje me Kryetarin e Komunës.
Anëtari i kuvendit të komunës mund të kërkojë shtimin e një pike në rendin editës gjatë seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës, nëse çështja që kërkohet të përfshihet në rend të ditës është çështje urgjente me rëndësi publike.
Kuvendi i Komunës thërret mbledhjet sipas Rregullores për punën e Kuvendit dhe mbanë së paku dhjetë (10) mbledhje të rregullta brenda vitit, pesë (5) prej të cilave në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Përveç mbledhjeve të rregullta, Kuvendi i Komunës mund të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në pajtim me dispozitat e nenit 44 të Ligjit.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës, për kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes si dhe për rendin e ditës, duhet të njoftohen së paku shtatë ditë pune, para mbledhjes të Kuvendit të Komunës, ose tri ditë pune më herët në raste urgjente.
Njoftimet publike për këto çështje shpallen në të njëjtën kohë.

Kuorumi dhe mënyra e votimit
Kuorumi i nevojshëm për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve të tij do të ekzistoj kur në mbledhje janë të pranishëm më shumë se gjysma e përbërjes së Kuvendit, përkatësisht të komiteteve të Kuvendit.
Në mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të komiteteve, për çështjet që votohen, çdo anëtarë ka të drejtën e vetëm një vote. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, ka votën vendimtare, në rast të numrit të njëjtë të votave për ose kundër ndonjë propozimi.
Kuvendi i Komunës dhe komitetet marrin vendime me votim të hapur, ndërsa, me votim të fshehtë në rastet e parapara me ligj.
Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe komiteteve, nëse me ligj dhe me Statut nuk parashihet ndryshe, merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm dhe të cilët votojnë.

Kuvendi i Komunës miraton Rregulloren e punës, me të cilën saktësohen procedurat për thirrjen, udhëheqjen, ecurinë e mbajtjes së mbledhjeve, procesverbalin dhe procedurat e votimit.
Rregullorja e punës ose ndryshimet e saj konsiderohen të miratuara kur për këtë votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.