Republika e Kosoves

Lipjan

 

Debat publik për projekt statutin e QKMF-së në Lipjan

2024/03/18 - 4:38

Sot në sallen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit u mbajt debate publik ku është diksutuar projekt i Statuti QKMF-së.

Shkelzen Hajdini drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale para të pranishmëve ka prezantuar projekt Statutin QKMF-së. Ai po ashtu ka theksuar me këtë Statut rregullohen: dispozitat e përgjithshme, emërtimi dhe selia, veprimtaria e QKMF-së, statusi juridik, përfaqësimi dhe prezantimi, struktura e institucionit, udhëheqja dhe trupat e institucionit. Gjithashtu me këtë document do të bëhet edhe

zhvillimi i vazhdueshëm institucional, mbikëqyrja e QKMF-së, aktet e përgjithshme të QKMF, pronësia dhe financimi, transparenca në punë, konfidenca profesionale dhe afariste, organizimi sindikal, mbikëqyrja e brendshme dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së kujdesit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë, ka thënë ndër të tjera drejtori Hajdini.

 

Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm paten mundësi që të japin kontributin e tyre përmes sygjerimeve për finalizimin e këtij dokumenti në mënyrë që të jetë jetë sa më i kompletuar dhe gjithëpërfshirës.