Republika e Kosoves

Lipjan

 

Filloi rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës

2024/05/24 - 2:36

Sot ka filluar rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës, të cilat janë në pronësi të Agjencisë për Privatizim, por që Komuna e Lipjanit ka marrë përsipër pastrimin e kësaj hapësire, përkatësisht rrënimin e objekteve të vjetra dhe ndërtimin e hapësirave gjelbëruese.
Në të njëjtën kohë, pikërisht në këto hapësira, komuna ka aplikuar për projektet e banimit të përballueshëm.