Republika e Kosoves

Lipjan

 

Janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari

2024/03/05 - 11:28

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tijë, sot për nderë të 26 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit.

Kryetari Imri Ahmeti, tha se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së na bënë më përgjegjës ndaj detyrave që kemi dhe vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot. Ai po ashtu ka thënë se se ditët e para të marsit do të mbeten të shënuara në historinë e Kombit shqiptarë, data këto të cilat ndër vite do reflektojnë qëndresën e Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij për liri dhe pavarësi.
Përulje përjetësisht për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari!
Lavdi!