Republika e Kosoves

Lipjan

 

KDI: Komuna e Lipjanit e para për transparencë komunale

2024/05/30 - 3:41

Komuna e Lipjanit është renditur e para në nivel vendi në raportin e publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), për vlerësimin e bërë sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Komuna e Lipjanit vendin e parë e ndan me komunat e Drenasit, Ferizajt dhe Prizrenit, me një poentim të barabartë, me 94 pikë (97.92%).
Kryetari Imri Ahmeti ka pranuar mirënjohje nga KDI për arritjen si komuna më transparente dhe është shprehur i kënaqur që Komuna e Lipjanit është konfirmuar si më transparentja në nivel vendi.
“Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe qytetarët lipjanas, që zotimin tonë për transparencë e llogaridhënie, një parakusht i qeverisjes së mirë, po e realizojmë edhe në praktikë. Jam i kënaqur që Komuna e Lipjanit në vazhdimësi ka shënuar progres në rritjen e transparencës falë angazhimit të zyrtarëve komunalë, andaj jam mirënjohës për kontributin e secilit që sot Komunën e Lipjanit e bënë komunë kampione në transparencë,” tha kryetari Ahmeti.
Transparometri Komunal vlerëson 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien në raport me qytetarët e tyre.
Në këtë publikim janë pasqyruar të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për vitin 2023.