Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komiteti për Komunitete zhvillon mbledhjen e 28-të me radhë

2024/07/11 - 3:33

Në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit sot u mbajt mbledhja e 28-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi Skender Bikliqi. Në këtë takim, anëtarët e komitetit shqyrtuan pikat e rendit të ditës, duke u përqendruar në çështjet kyçe që prekin komunitetet jo shumicë.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Drejtori për Infrastrukturë z. Sead Aliu, i cili informoi të pranishmit rreth zhvillimeve të fundit në infrastrukturën lokale që përfshijnë projektet në zonat ku banojnë komunitete jo shumicë në territorin e Komunës së Lipjanit. Ai theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës për këto komunitete, duke prezantuar detajet dhe ecurinë e projekteve të ndryshme që janë në zhvillim e sipër.