Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Daut Azemi, sot ka mbajtur mbledhjen e 31-të me radhë, ku u diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.
Pas prezantimeve dhe diskutimeve, anëtarët e KPF-së aprovuan dhe rekomanduan të gjitha pikat për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të premten, 29 nëntor 2024.