Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci

2024/06/19 - 3:31

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, sot ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes të FSK-së z. Ejup Maqedonci.

Kryetari Ahmeti fillimisht falënderoi ministrin për vizitën në Komunën e Lipjanit dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat ku Ministria e Mbrojtjes ka nevojë.
“Sigurisht që është e nevojshme të krijohen plane të tilla të cilat ndihmojnë në reagimin ndaj situatave emergjente dhe të sigurisë, andaj ne si institucion jemi të hapur për të bashkëpunuar në çdo iniciativë apo koncept që ka për qëllim përmirësimin dhe aftësimin për të vepruar në situata emergjente apo të jashtëzakonshme,” tha kryetari Ahmeti.
Ndërsa ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e konceptit të reagimit në raste të situatave emergjente dhe të sigurisë që po zhvillohet nga Ministria e Mbrojtjes.
“Ne po trajtojmë një koncept që ka për qëllim aftësimin e institucioneve në raste të situatave emergjente dhe të sigurisë, i cili do të përfshijë edhe nivelin lokal. Ky koncept synon që Ministria e Mbrojtjes të rrisë bashkëpunimin me të gjitha institucionet, si lokale ashtu edhe organizatat joqeveritare, të cilat merren me kërkim-shpëtim,” tha ministri Maqedonci.