Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti, priti në takim nxënësin Jeton Sylejmanin, një talent të shkëlqyer në fushën e shkencës dhe matematikës

2024/08/30 - 3:07

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, priti sot në takim nxënësin Jeton Sylejmanin, një talent të shkëlqyer në fushën e shkencës dhe matematikës🔬📚
Gjatë takimit, Kryetari Ahmeti pati kënaqësinë të njoh më nga afër Jeton Sylejmanin, nxënësin e klasës së 5-të nga shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri” në Konjuh. Jetoni përfaqësoi Kosovën me dinjitet të madh në dy ngjarje ndërkombëtare prestigjioze, ku tregoi talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin ndaj dijes🌍🏅.
Kryetari Ahmeti theksoi se këto arritje madhështore janë dëshmi e talentit të tij dhe një shembull i shkëlqyer për të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Ai e uroi Jetonin për sukseset e tij dhe i ofroi mbështetje të plotë në rrugën e tij të mëtutjeshme drejt njohurive dhe përparimit të tij në fushën e dijes.
Jetoni arriti të rrëmbejë jo më pak se katër Medalje të Arta🥇🥇🥇🥇në kategoritë e matematikës dhe shkencës, në garën prestigjioze NEO Science Olympiad të mbajtur në New York të SHBA-së, dhe në Olimpiadën STEM në Hagë të Holandës. Ai u shpall “Best of the Best” mes nxënësve të klasës së 5-të nga mbi 30 vende pjesëmarrëse, duke ngritur lart emrin e Kosovës dhe të Komunës së Lipjanit.
Në përfundim të takimit, Kryetari Ahmeti i dhuroi Jetonit stemën e Komunës së Lipjanit si shenjë mirënjohjeje për përfaqësimin dinjitoz dhe suksesin e arritur.