Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorët e tij, sot kanë pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu.

2024/03/18 - 7:59

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorët e tij, sot kanë pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu.
Kryetari z. Imri Ahmeti ka njoftuar Presidenten znj. Vjosa Osmani lidhur me arritjet dhe projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Lipjanit.
“Presidenten Osmani e informova lidhur me arritjet e deritanishme si dhe për projektet që po realizohen në Komunën e Lipjanit, por njëkohësisht edhe për sfidat dhe çështje të tjera me të cilat ballafaqohemi si pushtet lokal”, është shprehur Kryetari Ahmeti.
Nga ana tjetër Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu, gjatë vizitës në Komunën e Lipjanit tha se nga puna e Kryetarit z. Imri Ahmeti, lipjanasit kanë me çka të krenohen.
“Ne sot me Lipjanin po i vazhdojmë vizitat nëpër komuna, Imri Ahmeti është një prej kryetarëve që njihemi më shumë se 20 vite. Nga puna e tij e deritanishme, qytetarët e Lipjanit jam e bindur që kanë me çka të krenohen”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani, duke shtuar se Lipjani është Komunë që ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset, janë mbi 2 mijë biznese që operojnë këtu.
Gjatë ditës së sotme Kryetari Ahmeti dhe Presidentja Osmani kanë zhvilluar një varg aktivitetesh, së bashku ata kanë vizituar çerdhen e qytetit në Lipjan, pastaj kanë vazhduar për në bibliotekën e qytetit ku bashkëbiseduan me te rinjtë dhe me gra ndërmarrëse.
Kryetari Ahmeti dhe Presidentja Osmani vizitën e tyre e vazhduan tek biznesi Proplast–Fabrike e dyerve dhe dritareve, pastaj kanë vizituar Shpellën e Mermerit në Gadime dhe kanë vazhduar drejt Janjevës për të parë nga afër realizimin e projektit që po zhvillohet në restaurimin e disa shtëpive në Janjevë nga UNDP, MKRS dhe Komuna e Lipjanit si dhe takuan përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Janjevë.