Kryetari Imri Ahmeti uron qytetarët për Vitin e Ri 2025
2024/12/31 - 12:25
Kryetari Imri Ahmeti uron qytetarët për Vitin e Ri 2025
Me rastin e ndërrimit të viteve, ju falënderoj për përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj në çdo hap të angazhimeve tona të përbashkëta. Ky vit ka qenë plot sfida, por besimi dhe përpjekjet tona të palodhshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë kanë sjellë suksese të dukshme.
Viti 2025 nuk duhet të jetë thjeshtë një kapitull i radhës. Ky duhet të jetë viti i kthesës së madhe, momenti kur të gjithë, së bashku, të bëjmë ndryshimin që qytetarët tanë, me të drejtë, e presin dhe e meritojnë.
Le ta mirëpresim Vitin e Ri me shpresë dhe besim për një të ardhme më të ndritur. Ju uroj shëndet, harmoni dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.
Urime Vitin e Ri 2025!
Së bashku për një të ardhme më të mirë!
Me respekt dhe mirënjohje,
Imri Ahmeti