Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kuvendi i Komunës së Lipjanit organizon dëgjim publik lidhur me KAB 2025-2027

2024/06/10 - 3:27

Sot, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Lipjanit z. Daut Azemi, është mbajtur dëgjimi publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027. Kryesuesi Azemi, gjatë këtyre takimeve, ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin buxhetor. Dëgjimi është mbajtur me anëtarët e kuvendit, Komitetin për Politikë dhe Financa, Komitetin për Komunitete, kryetarët e këshillave lokale dhe grupin e grave.