Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kuvendi i Komunës së Lipjanit zhvilloi punimet e mbledhjes së 27-të

2024/02/29 - 4:43

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 27-të me radhë, në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës me një pikë shtesë.

Kryetari Imri Ahmeti, së bashku me nënkryetarin Diamant Bytyqi dhe drejtorët e drejtorive komunale kanë dhënë sqarime në të gjitha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance janë shqyrtuar dhe aprovuar këto pika të rendit të ditës:
Propozim Vendim për miratimin e raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Lipjanit për vitin 2023.
Po ashtu gjatë kësaj seance janë prezantuar edhe raportet si:
-Raporti financiar i KRM Pastrimi SH.A Njësia Operative në Lipjan
-Raporti vjetor i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2023
-Raporti I Përformancës Komunale për vitin 2022 si dhe
-Raporti janar – dhjetor 2023 i punës i zyrës së kryetarit dhe drejtorateve komunale
Po ashtu u aprovua edhe propozim Vendimi për miratimin e Planit Komunal për menaxhimin e Mbeturinave 2024-2028 e cila ishte si pike shtesë e kësaj mbledhje.