Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kuvendi Komunal miraton buxhetin për vitin 2025-2027

2024/09/26 - 3:59

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi z. Daut Azemi, ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 33-të me radhë, në të cilën u shqyrtuan dhe u aprovuan pikat e rendit të ditës.

Fillimisht, këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjigje nga vetë Kryetari z. Imri Ahmeti.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Latif Ramadani, ka elaboruar Propozim Vendimin mbi aprovimin e buxhetit për vitet 2025-2027, ku theksoi se ky projektbuxhet do të ngërthejë në vete investime e projekte të shumta që kanë bazën tek qytetarët dhe i shërbejnë pikërisht atyre. Pas diskutimeve të zhvilluara lidhur me planifikimin e buxhetit, me shumicë votash u miratua ky buxhet.
Me vazhdimin e kësaj seance, Kryetari i Komunës, z. Imri Ahmeti, ka prezantuar raportin e punës janar-qershor 2024 të zyrës së kryetarit dhe drejtorive komunale. Tutje u prezantua raporti i Performancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2023, raporti monitorues për zbatimin e Hartës Zonale të Komunës së Lipjanit për periudhën 03.07.2023-03.07.2024, si dhe raporti i dëgjimeve buxhetore për planifikimin e projektbuxhetit për vitin 2025-2027.
Po ashtu, gjatë punimeve të kësaj mbledhjeje janë miratuar këto pika të rendit të ditës:
• Propozim Vendim për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-7140905900559-9.
• Propozim Vendim për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-7140905900559-15.
• Propozim Statuti i Qendrës së Mjekësisë Familjare Dr. “Mehdi Zejnullahu”, në Lipjan (rishqyrtim).
• Propozim Vendim për miratimin e orareve të rregullave të udhëtimit për linjat e transportit të udhëtarëve me autobus në territorin e Komunës së Lipjanit, publik 2024-2028 (rishqyrtim).
• Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për iniciativën e zhvillimit të bujqësisë në Kosovë – IADK.