Republika e Kosoves

Lipjan

 

Marrëveshje bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe IADK

2024/09/05 - 11:20

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z.Diamant Bytyqi, i shoqëruar nga bashkëpunëorët e tij, sot kanë pritur drejtorin e Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë- IADK Zenel Bunjaku, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”.
Qëllimi i projektit është që përmes aktiviteteve që do të zhvillohen, komunitetet që jetojnë në Komunën e Lipjanit të fuqizojnë aktivitetin e tyre bujqësor dhe ekonomik me qëllim gjenerimit të të ardhurave dhe punësim.
Nga projekti i cili do te implementohet në vitet 2024-2025 në bazë kesaj marreveshje fokus ka mbështeja e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke i përfshirë edhe komunitetet e tjera dhe do të fokusohet në tre kategori të mështetjes:
– Ofrimin e mundësive të vetëpunësimit përmes granteve dhe këshillave praktike.
– Përmirësimi dhe ngritja e kapaciteteve profesionale dhe praktike për fermerët bashkëpunues të kompanive dhe
– Bizneset në fushën e bujqësisë do të rrisin mundësitë e punësimit për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe komunitetet e tjera.