Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet sesion informues nga Organizata IADK

2024/06/18 - 11:49

Në sallen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, sot u mbajt sesion informues nga Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) me mbështetje nga DRC lidhur me projektin “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, ky projekt do të zbatohet në Komunën e Lipjanit dhe do të mbështesë komunitetin RAE (rom, ashkali dhe egjiptian) dhe grupet e tjera joshumicë.
Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Lipjanit z.Lulzim Qerimi dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural z. Rexhep Rexhepi së bashkue me përfaqësuesit e projektit kanë dhënë informata të detajuara rreth aktiviteteve të projektit dhe mundësive të aplikimit.
Projekti ofron grante, trajnime praktike në fushën e bujqësisë, punësim në marrëveshje me kompani të ndryshme dhe trajnime për të optimizuar performancën në vendin e punës.