Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nderohet Kryetari Ahmeti me fanellën e KV Skënderbeu

2024/11/25 - 4:46

Përfaqësuesit e Klubit të Volejbollit Skënderbeu i dhuruan Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, fanellën zyrtare të klubit si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj sportit.
Gjatë takimit, kryetari Ahmeti shprehu falënderime për dhurimin e fanellës dhe ritheksoi përkushtimin e institucioneve për të mbështetur zhvillimin e klubeve sportive në Lipjan. Ai theksoi se mbështetja për sportin do të vazhdojë me qëllim arritjen e sukseseve të reja.
Përfaqësuesit e klubit falënderuan kryetarin për ndihmën dhe përkushtimin e tij, duke theksuar se mbështetja institucionale është një motivim i madh për të arritur rezultate edhe më të mira.