Nënkryetari i Komunës së Lipjanit z. Diamant Bytyqi, së bashku me kryesuesin e Kuvendit z. Daut Azemi, sot kanë pritur në takim anëtarin e Bordit të “Astronomy Outreach of Kosova”, z. Bujar Mehmeti, i cili i njoftoi rreth ceremonisë solemne të hapjes së Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Republikës së Kosovës.
Bujar Mehmeti është një i ri me shumë potencial nga Babushi i Lipjanit, i cili ka përfunduar studimet në Hungari dhe aktualisht është kandidat për doktoraturë në Fizikë Mjekësore në Universitetin e Wisconsin-Madison, SHBA. Kryetari i Komunës z. Imri Ahmeti, e ka nderuar me mirënjohje për arritjet e tij të larta akademike.