Republika e Kosoves

Lipjan

 

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me organizatën GERMIN

2024/09/05 - 11:36

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Lipjanit znj. Elmaze Behluli sot ka pritur në takim përfaqësueset e Organizatës GERMIN, ku së bashku kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me synim të angazhimit të Diasporës për avancimin e barazisë gjinore.
Qëllimi i këtij memorandum është krijimi i një bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës GERMIN për të realizuar aktivitete të përbashkëta që promovojnë angazhimin e Diasporës për avancimin e barazisë gjinore.
Ky bashkëpunim synon të ndërtojë ura lidhëse mes qytetarëve të Lipjanit dhe anëtarëve të diasporës, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe kontributin për çështjet e barazisë gjinore.