2024/12/30 - 11:57
Komuna e Lipjanit është përfituese e renovimit efiçent të shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, në kuadër të Fondit për Efiçiencë të Republikës së Kosovës.
Shuma prej 353,792.75 euro është siguruar nga ky fond, ndërsa komuna jonë, në bazë të marrëveshjes, zotohet për kthimin e mjeteve për një periudhë 15-vjeçare nga buxheti i saj.
Renovimi i kësaj shkolle do të transformojë kushtet për nxënësit dhe stafin arsimor, duke siguruar një ambient modern dhe të denjë për mësim.
Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit tonë për të investuar në arsim dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve tanë!