Republika e Kosoves

Lipjan

 

Përmbyllen aktivitetet e organizuara në kuadër të Tetorit Rozë

2024/10/31 - 2:34

Me një marsh simbolik me moton ”Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, të cilit iu bashkua edhe Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, u përmbyllën aktivitetet e organizuara në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky aktivitet, i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, udhëhequr nga drejtori z. Shkelzen Hajdini dhe Zyra për Barazi Gjinore, kishte për qëllim të përcillte mesazhin e rëndësisë së diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
Në këtë aktivitet u theksua se, përkundër përfundimit të muajit Rozë, kontrollimet me mamografi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Mehdi Zejnullahu” në Lipjan, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit, duke ofruar mundësi për diagnostikim të hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit.