Republika e Kosoves

Lipjan

 

Po vazhdojnë dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2025-2027

2024/06/06 - 9:38

Po vazhdojnë dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore📊 për periudhën 2025-2027, me qëllim të përfshirjes së kërkesave të qytetarëve në planifikimin buxhetor.
Komuna e Lipjanit ka vazhduar sot mbajtjen e dëgjimeve për planifikimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027 me banorët e fshatrave Dobrajë e Madhe dhe Krojmir.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Latif Ramadani, para të pranishmëve fillimisht ka prezantuar buxhetin e Komunës së Lipjanit dhe pastaj ka hapur diskutimin me qytetarët pjesëmarrës për t’u njohur për së afërmi me kërkesat dhe prioritetet konkrete të qytetarëve të këtyre fshatrave, në mënyrë që ato të përfshihen në planifikimet buxhetore.
Takimet për dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore vazhdojnë edhe nesër në fshatin Grackë e Vjetër.