Republika e Kosoves

Lipjan

 

Sesion informues për trashëgimin në pronë  

2024/05/22 - 3:43

Në qytezën e Janjevës sot në ambientet e OJQ-së lokale “Ideas Partnership” në Janjevë në komunën e Lipjanit është organizuar me gratë e komuniteteve punëtori informative mbi të drejtat pronësore të grave. Këtë aktivitete e ka organizua zyra për Barazi Gjinore së bashku me OJQ “Ideas Partnership” e përkrahur nga OSBE. Magbule Sadiku-Murati, shefe e sektarit në kadastër dhe pronë detajisht informoi një grup prej 25 grave nga komunitete të ndryshme për të drejtat pronësore, duke përfshirë ndarjen e pasurisë, dallimin në mes të pasurisë së veçantë dhe pasurisë së përbashkët bashkëshortore, të dhënat komunale për regjistrimin e pronës  në emër të të dy bashkëshortëve dhe legjislacionit për trashëgiminë në  pronë në emër të të dy bashkëshortëve, duke theksuar rëndësinë dhe përfitimet e saj.