Republika e Kosoves

Lipjan

 

Takimet e dëgjimeve publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2025-2027 kanë vazhduar edhe në fshatin Sllovi

2024/06/05 - 8:42

Takimet e dëgjimeve publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore📊 për periudhën 2025-2027 kanë vazhduar edhe në fshatin Sllovi, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Latif Ramadani, prezantoi buxhetin e Komunës së Lipjanit para qytetarëve të Sllovis, duke u bërë thirrje atyre që të parashtrojnë kërkesat e tyre për t’u përfshirë në planifikimin e buxhetit komunal.
Gjatë këtij takimi, qytetarët e Sllovis shprehën kërkesat e tyre, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me nevojat specifike të fshatit Sllovi.