Republika e Kosoves

Lipjan

 

Tetori Rozë muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

2024/10/04 - 12:39

Me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, sot në qytetin e Lipjanit është mbajtur një marsh sensibilizues për ndërgjegjësimin rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, por edhe për përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje.
Marshit iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, me bashkëpunëtorë, ku tha se ne e ndjejmë obligim të mbështesim aktivitete të tilla sepse janë në dobi të shëndetit të qytetarëve tanë.
“Dua të theksoj se detektimi i problemeve, jo vetëm shëndetësore, por edhe në jetën e përditshme, sa më herët të detektohet një problem, aq më lehtë eliminohet,” ka thënë kryetari Imri Ahmeti, duke dhënë një mesazh që t’i kushtojmë më shumë kujdes dhe vëmendje shëndetit, mos ta nënçmojmë si problematikë, por të jemi më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm për të diagnostikuar sa më herët sëmundje të tilla.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të muajit tetor, që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.