Republika e Kosoves

Lipjan

 

U mbajt takimi përfuntimtar konsultativ lidhur me Strategjisë dhe Planit te Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2024-2027

2024/06/13 - 11:27

Sot në sallen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit u mbajt takimi përfuntimtar konsultativ lidhur me Strategjisë dhe Planit te Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2024-2027

 Drejtori i DSHPS-së z. Shkelzen Hajdini hapi takimin dhe ka prezantuar para të pranishmëve planin cili synon krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara. Ai po ashtu ka theksuar edhe rëndësinë e Strategjisë dhe Planit te Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara duke potencuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar për të siguruar një përfshirje të plotë të personave me aftësi të kufizuar në jetën sociale, ekonomike dhe institucionale pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, religjionit apo prejardhjes.

Nga ana tjetër të pranishmit paten rastin të inkuadrohen ne debat dhe të japin kontributin e tyre për të kompetuar këtë dokument strategjik dhe me një rëndësi të veqantë.