Republika e Kosoves

Lipjan

 

U organizua debat i hapura publik për Draft – Planin e Veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës (2024-2026)

2024/06/13 - 3:42

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit sot u organizua debat i hapur ku u diskutua Draft Plani i Veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024 – 2026.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Lipjanit, z. Rasim Hasani hapi takimin dhe prezentoi para të pranishmëve këtë draft plan që synon koordinimin e veprimeve ndërinstitucionale dhe ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal dhe shkollor  në zbatim të detyrimeve ligjore për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjitrimit të shkollës, duke rritur përfshirjen e fëmijëve në arsim dhe zvogëlimin e braktisjes.

Drejtori Hasani tha se DKA në Lipjan është e përkushtuar në krijimin e kushteve për edukim cilësor të të gjithë nxënësve dhe avancim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve në përputhje me Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

Nga ana tjetër të pranishmit paten rastin të inkuadrohen ne debat dhe të japin kontributin e tyre për të kompletuar këtë dokument të rëndësishëm.