Republika e Kosoves

Lipjan

 

Vazhdon procesi i dëgjimeve buxhetore për periudhën 2025-2027

2024/08/28 - 8:59

Edhe sot, Komuna e Lipjanit po vazhdon procesin e degjimeve buxhetore për periudhën 2025-2027, me qëllim përfshirjen e prioriteteve të qytetarëve në planifikimin e buxhetit.
Këto degjime përbëjnë një hap të rëndësishëm për të siguruar që kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve të jenë pjesë e planifikimit të buxhetit të Komunës së Lipjanit.
Drejtori i Financave z. Latif Ramadani, theksoi rëndësinë e këtyre degjimeve, duke i cilësuar si thelbësore për të siguruar që planifikimi i buxhetit të reflektojë prioritetet e qytetarëve.
Dëgjimet janë mbajtur në fshatrat Ribar i Madh dhe Shalë, ku qytetarët kanë pasur mundësinë të shprehin opinionet dhe propozimet e tyre. Ndërsa nesër, takimi do të vazhdojë në fshatin Grackë e Vjetër.