Republika e Kosoves

Lipjan

 

Drejtori Rexhepi ndjek nga afër procesin e korrje – shirjeve

2024/07/08 - 3:43

Gjatë ditës së sotme, Drejtori për Bujqësi z. Rexhep Rexhepi, ka vizituar fermerët e Komunës së Lipjanit për të ndjekur nga afër procesin e korrje-shirjeve. 🌾
Drejtori Rexhepi ka theksuar se viti 2024 është viti më i mirë për fermerët e komunës së Lipjanit.
“Përkushtimi dhe puna e palodhur e fermerëve tanë po shpërblehen me një prodhimtari të lartë dhe kjo është një dëshmi e fortë e potencialit të bujqësisë në Komunën e Lipjanit,” tha drejtori Rexhep Rexhepi.
Ai ka theksuar se aktualisht në Komunën e Lipjanit, sipas shënimeve të drejtoratisë së bujqësisë, janë mbjellur 4100 hektarë grurë. Në terren po operojnë mbi 120 autokombanja dhe rendimentet për këtë vit vlerësohen të jenë rreth 5500 deri 6000 kg grurë për hektar.
Sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, çmimi i korrje-shirjes për një hektar në këtë vit është 130 euro.