Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief Kosova

2024/10/02 - 10:59

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e organizatës Islamic Relief Kosova, z. Muhamed Soliman, për mbështetjen e fermerëve me mekanizëm bujqësor.
Kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë kapacitetet e fermerëve përmes ofrimit të mekanizmave të avancuar bujqësorë, duke përmirësuar kështu prodhimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të bujqësisë në Komunën e Lipjanit.
Kryetari z. Ahmeti theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe përkrahjen e fermerëve.
“Kjo marrëveshje përfaqëson një mundësi të mirë për fermerët e komunës sonë, duke u mundësuar atyre qasje në pajisje dhe teknologji moderne, që do të ndihmojnë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë rurale,” tha kryetari Ahmeti.
Nga ana tjetër, drejtori i organizatës Islamic Relief Kosova, z. Muhamed Soliman, theksoi se bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit është një hap i rëndësishëm për të siguruar që fermerët të kenë mjetet dhe mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar kapacitetin e tyre prodhues në bujqësi.