Republika e Kosoves

Lipjan

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES ZOGAJ

2024/10/06 - 4:43

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Zogaj për ndarjen nga jeta të Ibrahim Zogaj, aktivist shumëvjeçar i shoqërisë civile.
E nderuara familje Zogaj,
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Ibrahim Zogaj ka qenë themelues i organizatës OMPAK për personat me nevoja të veçanta.
Kontributi i tij do të mbahet mend jo vetëm në zhvillimin e sporteve për personat me nevoja të veçanta, por edhe për përkushtimin dhe punën e palodhshme në promovimin dhe avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta, si dhe për adresimin e çështjeve me rëndësi të përgjithshme të shoqërisë civile.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zogaj, të afërmit, miqtë dhe të gjithë komunitetin e personave me nevoja të veçanta, të cilët sot përjetojnë këtë humbje të madhe.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti
Zoti e mëshiroftë!