Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet ligjëratë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

2024/10/08 - 11:42

Organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, sot në sallen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur ligjëratë ndërgjegjësuese, në kuadër të muajit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet komunale, përfaqësues nga shoqëria civile, organizata të ndryshme dhe gra të tjera.
Drejtori i Shëndetësisë dhe i Përkujdesjes Sociale, z. Shkelzen Hajdini, ka përshendetur të pranishmit dhe ka i ka informuar se në këtë vit Komuna e Lipjanit ka siguruar një Memograf digjital në Qendren Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Mehdi Zejnullahu”, i cili siguron rezultate të standarteve të larta. Ai po ashtu ka inkurajuar të gjitha gratë mbi 40 vjeçare të bëjnë kontrolla të rregullta dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Ndërsa, ligjeraten lidhur me këtë sëmundje e kanë zhvilluar dr. Mirjeta Cakolli Bajqinca dhe dr. Gazmend Qerkini, ku para të pranishmëve kanë ndarë informacione ndërgjegjësimi dhe mbështetjen për zbulimin e hershëm, trajnimin dhe kujdesin ndaj saj.