Republika e Kosoves

Lipjan

 

SHFMU “Migjeni” në Rufc të Ri shënon ditën e shkollës, prezantohet edhe renovimi i tërsishëm efiçient i objektit të shkollës

2024/10/14 - 3:29

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Migjeni” në Rufc të Ri sot, përveçse festuan ditën e shkollës, i’u gëzuan edhe përfundimit të punimeve në renovimin e tërësishëm të objektit shkollor.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e ditës së shkollës dhe njëkohësisht ka theksuar se Komuna e Lipjanit është duke investuar vazhdimisht në renovimin e objekteve shkollore, me qëllim që të sigurojmë një të ardhme më të mirë për brezat e rinj.
Ndërsa, Drejtori i Arsimit, z. Rasim Hasani, ka theksuar rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e këtij objekti shkollor, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe për zhvillimin e një arsimi më cilësor.
Drejtori i shkollës, z. Metush Jashanica, falënderoi Kryetarin e Komunës, z. Imri Ahmeti, për përkushtimin dhe investimet e vazhdueshme në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e procesit mësimor.