Republika e Kosoves

Lipjan

 

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor

2024/10/10 - 1:49

Sot në SH.F.M.U “Vëllezërit Frashëri” u shënua Dita Botërore e Shëndetit Mendor, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj mirëqenies mendore te të rinjtë.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, theksoi se shëndeti mendor është një komponent thelbësor i mirëqenies së përgjithshme.
“Përmes aktiviteteve të tilla, ne po u japim të rinjve mundësinë që të jenë më të kujdesshëm për shëndetin e tyre emocional, duke krijuar një mjedis ku ata mund të flasin hapur dhe të kërkojnë mbështetje kur është e nevojshme”, tha Nënkryetari Bytyqi.
Ndërsa drejtori i shkollës “Vëllezërit Frashëri”, z. Jakup Bahtiri, ka falënderuar Komunën e Lipjanit për mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti, i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt edukimit të nxënësve për rëndësinë e shëndetit mendor.
Nga një mesazh për rëndësinë e shëndetit mendor patën edhe drejtori i Arsimit, z. Rasim Hasani, dhe zëdhënësja, znj. Hyra Bytyçi.
Ky aktivitet u mbështet nga Komuna e Lipjanit dhe përfshiu diskutime dhe aktivitete edukative, duke promovuar një qasje të kujdesshme ndaj shëndetit emocional dhe mendor.