Kryetari Ahmeti nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën holandeze CNVP
2024/10/23 - 3:18
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës holandeze CNVP për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi sistemin e ngrohjes në qytetin e Lipjanit.
Qëllimi i këtij memorandumi është të shqyrtojë mundësitë për zbatimin e një sistemi ngrohjeje me biomasë, si dhe mundësi të tjera alternative nëpërmjet energjisë së ripërtërishme në qytetin e Lipjanit, si pjesë e projektit “Përdorimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore për Mjedis dhe Zhvillim Ekonomik” (SUNREED).
Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Suedisë dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).