Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka ngritur flamurin austriak në oborrin e Komunës së Lipjanit

2024/10/26 - 11:49

Në shenjë respekti dhe vlerësimi për Ditën e Shtetësisë së Austrisë🇦🇹, Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka ngritur flamurin austriak në oborrin e Komunës së Lipjanit.
Kjo ngjarje simbolike shpreh lidhjet e ngushta dhe miqësore mes qytetarëve të Lipjanit dhe Austrisë, si dhe përkujdesin institucional për të nderuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.