Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

KONKURS (Për dizajnimin e stemës së Komunës së Mitrovicës Veriore)

2024/03/02 - 11:37

KONKURS (Për dizajnimin e stemës së Komunës së Mitrovicës Veriore)

Bazuar në nenin 7 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje lokale, dispozitave të Statutit të Komunës, dhe vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore Nr. 01-02-031 të datës 03.01.2024, Komisioni për përzgjedhjen e Stemës së Komunës së Mitrovicës Veriore, me datë 23.02.2024 shpall:

K O N K U R S

(Për dizajnimin e Stemës së Komunës së Mitrovicës Veriore)

 

Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë të gjithë personat fizik dhe juridik, rezident dhe jo rezident të Republikës së Kosovës, e të cilët nuk janë anëtarë të komisionit për dizajnimin e stemës apo komisionit profesional për përzgjedhjen e punimeve më të mira, apo që këto komisione i kanë angazhuar në punën e tyre.

 

Propozimi për zgjidhje ideore të Stemës së Komunës së Mitrovicës Veriore, duhet të jetë në harmoni me Ligjin për Vetqeverisje Lokale Nr. 03-L-040 dhe Statutin e Komunës së Mitrovicës Veriore, të i’u përgjigjet karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe karakteristikave tjera të Komunës së MiWovicës Veriore.

 

Propozimi nuk mund të ketë formë të njëjtë apo të modifikuar me simbolet shtetërore dhe nacionale të Kosovës apo shteteve tjera, me logot e partive politike, shoqërive tregtare, iristitucioneve, subjekteve tjera juridike dhe organizative.