Kabineti i Kryetarit të Komunës
Shef i Kabinetit të Kryetarit
Visar Syla
E-mail: visar.syla@rks-gov.net
Tel: 028-590-131
- Kabineti i kryetarit udhëhiqet nga Shefi i Kabinetit qe per punën e tij raporton tek Kryetari;
- Në kuadër të Kabinetit të Kryetarit, si detyra dhe përgjegjës kryesore janë:
- Harton plan-programin e punës së zyrës së Kryetarit;
- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të kryetarit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
- Përgatitë takimet e Kryetarit me personalitete brenda dhe jasht vendit;
- Përpilon programin e vizitave të Kryetarit brenda dhe jasht vendit;
- Organizon ceremonit zyrtare të Kryetarit së bashku me stafin;
- Mban kontakte në emër të kryetarit me punonjësit e institucionit, drejtorët dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
- Kujdeset për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për shpenzimet e kabinetit dhe plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe të jetë e furnizuar me materiale dhe pajisje, inventar të nevojshme;
- Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së Kryetarit.