Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Dragash

Funksioni i kuvendit

Funksionet e Kuvendit Komunal
Komuna e Dragashit është njësi themelore vetëqeverisëse, sipas kufirit të përcaktuar me Ligjin mbi Kufijt, e përbërë nga lokalitete e përcaktuara me Statutin e Komunës dhe kujdeset në mënyrë që të gjithë qytetarët t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë-pa dallim race,etnie,gjuhe,gjinie,gjuhe,religjini,mendim politikë apo mendim tjetër..
Komuna ka të drejtë të lidh marrveshje me fshatrat,lagjet e e vendbanimet brenda teritorit të vetë,për të qenë sa më afër interesave të qytetarëve.
Në aspektin ligjor,komuna është person juridik dhe ka të drejtëën të:
a) padisë dhe paditet në gjykata,
b) të posedoj dhe menaxhoj pasurinë,
c) mund të jetë pronare apo bashkpronare e ndonjë kompanie që është në inters të komunës në raport me qytetarët,
d) të lidh kontrata,
e) të punësoj stafin, dhe
f) të anagazhohet në aktivietet që janë të domosdoshme për realizimin e përgjegjësive të saj.
Organet e komunës,janë:Kuvendi i Komunës dhe kryetari.
Komuna ka të drejtën që(pos simboleve shtetërore) të përdor edhe simbolet e
veta, si emblemën,vulat etj.
Aktet nënligjore që miraton Komuna janë:
a) Statuti i komunës,
b) Rregullorja e punës,
c) Rregulloret komunale ,dhe
d) Aktet tjera të nevojshme për funksionim efikas,siç janë:vendimet dhe urdhëresat, brenda kompetencave të komunës.
Kompetencar vetanake të komunës janë:
a) zhvillimi lokal ekonomik,
b) planifikimi urban dhe rural,
c) shfrytëzimi i tokës dhe zhvillimi,
d) zbatimi i rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit,
e) mbrojtja e mjedisit lokal, dhe
f) ofrimi i shërbimeve tjera për qytetarë, të përcaktuara me ligje dhe Statiutin e Komunës.
Komunikimi në komunën e Dragashit
Komuna e Dragashit komunikon me qytetarët dhe subjektet tjerë përmes
organeve të saj,duke u ofruar shërbime të drejtëpërdrejta nga lëmit e caktuara për realizimin e të drejtave themelore.Në funksion të kësaj është zyra e pritjes-pranimit e cila,fillimisht, orjenton palët për realizimin e qëllimit të caktuar zyrtar.
Për ngjarjet më të rëndësishme në komunë,apo dokumentet komunale,qytetarët e Komunës dhe të tjerët që interesohen për komunën e Dragashit,mund të nformohen përmes tabelave të shpalljeve publike në Komunë,web-faqes së Komunës në internet, përmes afisheve e përmbledhjeve informative komunale dhe informatave të kohëpaskohëshme në radiot lokale, gazetat ditore e periodike kushtuar komunës së Dragashit.