Republika e Kosoves

Graçanicë

Pesë foshnje kanë lindur në tre ditë. Popoviq u dha dhurata familjeve.

2019/09/30 - 7:12

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, kryetari i komunës së Beranës, Dragosllav Shqekiq dhe drejtori i Shëndetësisë, Alleksandar Popoviq, vizituan sot repartin e maternitetit në Graçanicë dhe ua dorëzuan grave lehona dhuratat e përshtatshme.

Ata vizituan repartin e maternitetit në spitalin e Graçanicës me rastin e Ditës së Komunës së Graçanicës, e cila shënohet sot. Grave lehona iu dhanë dhuratat dhe ndihma financiare.

Kryetari Popoviq theksoi se ka ardhur sot në një vend, në të cilin lind e ardhmja e Graçanicës.

“Përveç të gjitha ngjarjeve që kemi pasur, kjo është ngjarja, vizita dhe fotografia më e bukur që ne dërgojmë nga komuna jonë, që është se kemi një të ardhme këtu. Në tre ditët e festimit të festës, kanë lindur pesë foshnje. Çdo fëmijë i lindur në komunën tonë është fitore”, tha Popoviq.

Kryetari i komunës së Beranës, Dragosllav Shqekiq, ua uroi qytetarëve të Graçanicës këtë festë, duke theksuar se ai është veçanërisht i nderuar që kishte vizituar repartin e maternitetit.

“A ka më shumë lëvdata për një vend sesa kur lindin foshnjat, kjo është një dhuratë nga Zoti dhe dhurata më e bukur. Në këtë drejtim, unë mund t’ju uroj sa më shumë dhurata të këtilla, që mjekët dhe stafi mjekësor të kenë sa më shumë punë, dhe që në të ardhmen ata do të kenë kushtet më të mira të mundshme për funksionimin e tyre. Jam i sigurt se Graçanica do të ketë një të ardhme të ndritshme”, tha Shqekiq.

Dr. Ratko Pereniq theksoi se, sipas numrit të të porsalindurve, është regjistruar një rritje të lindjes në krahasim me vitin e kaluar.

Millica Nikolliq nga Graçanica lindi një vajzë dhe falënderoi për dhuratat e sotme, duke theksuar se vizita e sotme ishte një suprizë për të.

Alleksandra Stojanoviq nga Graçanica gjithashtu u falënderua për dhurata, e cila lindi një djalë.

“Faleminderit për dhuratën, kjo është një shenjë e bukur e kujdesit në një situatë si kjo”, tha ajo.