Republika e Kosoves

Graçanicë

Shërbime publike, mbrojtje dhe shpëtim

Drejtor:
Vladica Trajković
vladica.trajkovic@rks-gov.net

Ky departament është përgjegjës për këto detyra:

– Siguron ofrimin e shërbimeve publike komunale për të gjithë qytetarët në Komunën e Graçanicës, duke përfshirë furnizimin me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave të ngurta, organizimin e transportit publik;

– Organizon dhe mbikëqyr mirëmbajtjen e hapësirave publike, parqeve, shesheve, rrugëve, vendeve për parking, varrezave, ndriçimit publik dhe vendeve reklamuese;

– Implementon të gjitha obligimet ligjore në lidhje me reagimin e gatishmërisë në rast të emergjencave;

– Përgatit dhe zbaton planin për emergjencat dhe shpëtim në rast të fatkeqësive natyrore dhe katastrofave;

– Mban programe trajnuese për ekipet e shpëtimit dhe siguron pajisjet përkatëse të nevojshme për ofrimin e ndihmës në situata emergjente.