Republika e Kosoves

Graçanicë

Komuna e Graçanicës i ka dorëzuar në shfrytëzim IP “Gjurgjeak” një objekt të ri

2024/06/10 - 11:56

Objekti bashkëkohor i institucionit parashkollor në Graçanicë ua është dorëzuar zyrtarisht në shfrytëzim punëtorëve dhe fëmijëve. Kopshti për fëmijë është ndërtuar dhe dekoruar me mjete të Komunës së Graçanicës dhe sipas njoftimeve fëmijët do të fillojnë qëndrimin në të nga shtatori.

Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, ia ka dorëzuar zyrtarisht administratës së IP “Gjurgjevak” një objekt të ri bashkëkohor me sipërfaqe mbi 1400 metra katrorë.

Gjatë dorëzimit të objektit, kryetarja Shubariq tha se Komuna e Graçanicës do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e sistemit arsimor, ndërsa punëtorëve, e mbi të gjitha fëmijëve, u uroi shumë momente të mrekullueshme të kaluara në objektin e ri.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis të sigurt dhe stimulues ku fëmijët tanë mund të rriten, zhvillohen dhe mësojnë. Duke pasur parasysh ritmin e përshpejtuar të jetës së sotme, veçanërisht për prindërit që janë të punësuar, kuptojmë se sa i rëndësishëm është ndërtimi i objekteve të tilla, ndërsa ne si qeverisje lokale do të përpiqemi t’u sigurojmë fëmijëve tanë kushtet më të mira, sepse ata janë perlat e vogla të vërteta të komunës sonë”, tha kryetarja Shubariq.

Fëmijët dhe edukatoret përgatitën një program të përshtatshëm për të ftuarit, ndërsa drejtoresha e IP  “Gjurgjevak”, Radica Parlliq, tha se objekti i ri i kopshtit për fëmijë është i një rëndësie të paçmueshme sepse qëndrimi i fëmijëve dhe punonjësve në të do të jetë në një nivel të lakmueshëm. Ajo e falënderoi Komunën e Graçanicës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë institucionit “Gjurgjevak”.

“Në kopshtin “Gjurgjevak” janë regjistruar 420 fëmijë në tetë objekte, aq sa kemi aktualisht në territorin e komunës. Tek ne regjistrimet vazhdojnë çdo ditë dhe jemi gati t’i dalim në ndihmë të gjithëve. Me këtë objekt, jo vetëm që kemi një hapësirë të re dhe moderne, por edhe kushte më të mira, të cilat janë të rëndësisë më të madhe për fëmijët. Çdo dhomë është e mobiluar bukur, secila ka banjën e saj, kurse nga shtatori do të zhvendosim kuzhinën qendrore këtu si dhe tre klasa të programit përgatitor parashkollor”, tha Parlliq.

Sipas planit, me fillimin e vitit të ri shkollor, fëmijët e IP “Gjurgjevak” do të fillojnë qëndrimin e tyre në objektin e ri. Sipas numrit aktual të fëmijëve të regjistruar, i cili nuk është përfundimtar, në objektin e ri do të qëndrojnë 120 fëmijë, pa përfshirë numrin e parashkollorëve për të cilët sapo kanë filluar regjistrimi.