Republika e Kosoves

Graçanicë

Livagjë: U rregullua parku rreth monumentit

2024/06/10 - 12:01

Komuna e Graçanicës organizoi një aksion përrregullimin e parkut në Livagjë me rastin e javës së mbrojtjes së mjedisit. Organizator i aksionit është Drejtoria Komunale për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit.

Aksioni, i cili u organizua me kërkesë të Këshillit lokal dhe të rinjve të Livagjës, u përkrah nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Alleksandra Gjekiq dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Administratës, Dragisha Stojanoviq.

U pastrua e gjithë hapësira përreth monumentit në Livagjë, si dhe është lyer rrethoja rreth monumentit dhe stolat. Të rinjtë që ishin pjesë e aksionit u ndihmuan edhe nga punëtorët e NPK “Ekologjia”.

Ky aktivitet mbyll javën e mbrojtjes së mjedisit. Drejtoria Komunale e Urbanizmit gjatë ditëve të kaluara organizoi ndër të tjera një sërë aktivitetesh, ndër të cilat ishte vendosja e kutisë për deponimin e kapakëve të plastikës, si dhe një fushatë në qendër të Graçanicës për rëndësinë e riciklimit dhe ndarjes së duhur të ambalazheve plastike.