Republika e Kosoves

Graçanicë

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e KK të Graçanicës

2024/06/07 - 12:01

Sot është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Graçanicës. Pas shqyrtimit, asamblistët i votuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Në fillim të mbeldhjes, kryesuesi Millan Dimitrijeviq i ftoi asamblistët që ta miratojnë procesverbalin nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 17 maj, ku pastaj theksoi se asamblisti Marko Arsiq ka dhënë dorëheqje për shkak të emërimit të tij në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspekcionit.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq, asamblistëve u ka përcjell informatat për Qarkoren buxhetore 2025/01.

Në rendin e ditës të mbledhjes së sotme ishte edhe Raporti i punës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, të cilin e prezantoi para Kuvendit drejtori Nebojsha Nikolliq. Pas kësaj, Nikolliqi i njoftoi asamblistët për rezultatet dhe aktivitetet në procesin e ndarjes së subvencioneve në fushën e bujqësisë për vitin 2024.

Asamblistët e miratuan propozimin e kryetares së Komunës, Ljiljana Shubariq, dhe e dhanë pëlqimin e tyre për kërkesën për vendosjen e simbolit të komunitetit serb – flamurit kombëtar, me rastin e shënimit të festës së 28 qershorit 2024 – Vidovdanit.

Në mbledhjen e pestë të rregullt të Kuvendit Komunal të Graçanicës, me propozim të kryetares së komunës, Ljiljana Shubariq, është diskutuar Rregullorja për ndryshimin e Rregullores për taksat, tarifat dhe gjobat komunale nr. 01/2021/KG. Bëhet fjalë për tarifa të reja simbolike si lloj qiraje, si e drejta e shfrytëzimit të Kompleksit sportiv në Graçanicë dhe Sallës sportive në Llapllasellë.

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Sport dhe Rini, Dushan Cvejiq, duke shpjeguar propozimin, tha se bëhet fjalë për shifra simbolike për të formësuar shfrytëzimin e këtyre fushave sportive dhe se të drejtën e shfrytëzimit të tyre do ta kenë të gjithë personat fizikë dhe jurdikë, të cilët më herët ia kanë paguar termin Komunës së Graçanicës.

“Sa i përket kompleksit sportiv në Graçanicë kemi propozuar rregullimin e tij përmes terminit në baza ditore, ndërsa qiraja e hapësirave në sallën sportive në Llapllasellë do të paguhet në baza mujore dhe kjo është simbolike 10 euro. Të ardhurat nga qiraja nuk maten me shpenzimet që ka komuna për mirëmbajtjen dhe shërbimet komunale, por është një lloj detyrimi që klubet dhe organizatat që përfitojnë nga anëtarësimi për trajnime të kenë detyrim ndaj të mirës publike që ata e perdorin. Drejtoria e Sportit mbetet në shërbim të të gjitha klubeve dhe shoqatave tona sportive. Ne vazhdojmë të investojmë në zhvillimin jo vetëm të sportit shkollor, por edhe në afirmimin e të gjitha klubeve tona. Kemi fëmijë punëtorë dhe të mirë që arrijnë rezultate të rëndësishme në garat sportive dhe ata janë motivimi ynë”, tha Cvejiq në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Graçanicës, propozimi i të cilit u miratua.

Drejtori i NPK “Ekologjia” Sh.A., Dejan Dimitrijeviq, e prezantoi Raportin e punës së kësaj ndërmarrjeje për periudhën janar-dhjetor 2023.

Me propozim të kryesuesit të Kuvendit, Millan Dimitrijeviq, u formua grupi punues për hartimin e Planit të veprimit për procesin transparent të buxhetimit.

Mledhjes së pestë të rregullt të KK të Graçanicës i ka paraprirë mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku është përcaktuar rendi i ditës.