Republika e Kosoves

Graçanicë

U mbajt Komiteti për Komunitete

2024/09/03 - 8:18

Në sallën e KK të Graçanicës sot u mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Komunitete.

Në mbledhjen e Komitetit fillimisht u miratua procesverbali nga mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Komitetit të mbajtur më 07.05.2024, ku më pas anëtarëve të Komitetit iu janë përcjellë informatat për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës nga komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq. Anëtarët e komitetit me një minutë heshtje nderuan viktimën e dhunës në familje, Marija Zhivkoviqit.

Ai tha se Stacioni policor në Graçanicë vazhdon të regjistrojë një numër të shtuar të rasteve të dhunës në familje dhe apeloi tek të gjithë akterët relevant që të punojnë më aktivisht në parandalimin e dukurive të dhunës në familje përmes edukimit, duke fuqizuar gratë, veçanërisht kur bëhet fjalë për raportimin e dhunës në familje.

Anëtarët e Komitetit për Komunitete më pas diskutuan për sfidat tjera të sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës.

Në veçanti është bërë thirrje për shërbimet kompetente që të gjejnë zgjidhje për sigurimin e stacionit të autobusëve në Llapllasellë afër Qendrës së shkollave të mesme në mënyrë që të sigurohet siguria e të gjithë përdoruesve të rrugës, veçanërisht fëmijëve.